Dëborë dhe përmbytje, miliona amerikanë në stuhi acari para eklipsit diellor

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Stuhia e vonuar e acarit në Amerikë po krijon probleme në verilindje. Kjo solli disa centimetra dëborë në Maine dhe New Hampshire. Stuhia e fuqishme dimërore ndërpreu energjinë elektrike për më shumë se gjysmë milioni amerikanë.

Guvernatori në Maine lëshoi paralajmërime për shoferët që të mos ngasin automjetet e tyre. Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në disa zona bregdetare në Massachusetts. Teksa njerëzit duket se po e lënë pas këtë stuhi, pritet që të goditen sërish nga reshje të tjera dëbore.

8 milionë amerikanë në verilindje të vendit janë nën një alarm për dimër të ashpër. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron se në Mainë mund të bjerë deri në 60 centimetra dëborë. Kjo ka qenë një javë e çuditshme për motin në Shtetet e Bashkuara.

Të martën, miliona amerikanë u goditën nga disa stuhi të ashpra, madje edhe nga tornado. Në Kentucky, disa tornado shkaktuan dëme të mëdha.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Profecia e Baba Vanga-s mbi fundin e botës!-Çkemi News

“Kompanitë tona të shërbimeve komunale kanë bërë një punë të mrekullueshme për të ndihmuar njerëzit e prekur”, thotë Andy Beshear, Guvernator i Kentucky.

I gjithë ky mot acari vjen vetëm disa ditë para një fundjave të vështirë, përpara eklipsit diellor të së hënës.

“Disa vende presin miliona vizitorë”, tha Elizabeth Carey, AAA Western.

Lexo dhe...  Pjesa nga asteroidi “Bennu”, NASA zbulon se përmban ujë dhe karbon

Organizata e emergjencave paralajmëroi shoferët që të presin më shumë trafik, ndërsa amerikanët udhëtojnë për  për të parë eklipsin total diellor. Gjithashtu, priten vonesa në aeroporte.

(Vizituar 148 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share