Mungesa e punëtoreve prek dhe furrat! Punëtorët ikin. Sipërmarrësit: Na ulni TVSH-në
Mungesa e fuqisë punëtore është një problem aktual i shoqërisë shqiptare, që dita ditës po prek gjithnjë e më shumë sektor.
Edhe në furrat e bukë, nevoja për profesionistë është e madhe. Ndonëse pagat janë rritur, për të tërhequr punëtorë, sërish shqiptarët zgjedhin që të punojnë jashtë.
“Po na ikin nga vendi të gjithë specialistët që ne na duhen. I kemi rritur pagat në masën mbi dyfish dhe përsëri po na ikin. Një specialist ka arritur të paguhet sa në Greqi, një milionë e gjysmë lekë dhe prap ikin se i merr Gjermania dhe perëndimi, deri në Angli kanë shkuar, të gjithë specialistët kanë ikur. Punëtori rri në një punë deri sa të gjej një ofertë jashtë shtetit dhe pastaj ikin dhe pa lajmëruar fare”– tha Ali Dedolli, sipërmarrës.
...








