Sulm me thikë në një shkollë në Francë, një mësues i vdekur dhe dy të plagosur (VIDEO)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Francë- Një person i armatosur me thikë vrau një mësues dhe plagosi dy të tjerë në  shkollën e mesme Gambetta në qytetin e Arras.

Sipas informacioneve nga Elysee, presidenti francez Emmanuel Macron po viziton vendin.

Sulmuesi, rreth 20 vjeç, me origjinë nga Çeçenia bërtiti “Allahu është i madh” në momentin e sulmit.

 

Mësuesi i vrarë ishte profesor letërsie, ndërsa nga dy mësuesit e tjerë të plagosur njëri është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Mes të plagosurve nuk raportohet për studentë.

Autori është arrestuar, konfirmoi ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin në X./albeu.com

(Vizituar 61 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share