Krim në familje në Tiranë, gruaja shtatzënë godet me thikën e bukës burrin
Foto ilustruese
Një krim në familje ka ndodhur në zonën e kombinatit, ku bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj shtetasin Erald Tosku pas një konflikti në banesë.
Fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës burrin, ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.








