Eksperti për integrimin evropian, Arben Malaj u shpreh se situata e krijuar në veri të Kosovës duhet të ishte në qendër të vëmendjes së Samitit të Berlinit që u mbajt dje në Tiranë.

Nga studio e emisionit “Open” në News24, ai u ndal te ‘kërcënimi’ i presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin e liberalizmit të vizave për Kosovën, ku tha se është gjynah që të mohohet e drejta e lëvizjes së lirë për Kosovën.

Ndërsa për mungesën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili shkoi për vizitë zyrtare në Kinë dhe nuk mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, tha se ky ishte mesazhi i tij politik.