Tag: Policia e Shtetit

Çfarë ndodh në Vlorë? 70-vjeçari rreh për vdekje bashkëshorten, “çmendet” 17-vjeçari, ther një person brenda në lokal -Çkemi News
Aktualitet

Çfarë ndodh në Vlorë? 70-vjeçari rreh për vdekje bashkëshorten, “çmendet” 17-vjeçari, ther një person brenda në lokal -Çkemi News

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Po ashtu, Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 32 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Goditi me shpullë qytetarin, pezullohet nga detyra shefi i Policisë Rrugore, Altin Qato-Çkemi News
Albania

Goditi me shpullë qytetarin, pezullohet nga detyra shefi i Policisë Rrugore, Altin Qato-Çkemi News

  Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, është pezulluar nga detyra pas një video skandali që qarkulloi në rrjet. Në pamje, Qato shihet duke goditur me shpullë një qytetar teksa del nga makina, ndërsa efektivët e tjerë e arrestojnë, së bashku me shoqëruesin e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, në një njoftim zyrtar pas publikimit të kësaj videoje ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Qatos. Ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore e rregullores së Policisë së Shtetit, “Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, thuhet në njoftim. Sip...
Lajmi Fundit: Ngjarja e rëndë në Tropojë, një i vrarë dhe dy të plagosur, arrestohen pesë persona-Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit: Ngjarja e rëndë në Tropojë, një i vrarë dhe dy të plagosur, arrestohen pesë persona-Çkemi News

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga pesë persona pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë në Tropojë, ku një person u vra me thikë, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Këta persona janë arrestuar për moskallëzim krimi, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është në arrati. “Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas. Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobë...
84 operacione dhe mbi 600 të arrestuar/ Policia bën bilancin e muajit maj: 121 raste të dhunës në familje, luftë kundër drogës dhe kontrabandës-Çkemi News
Albania

84 operacione dhe mbi 600 të arrestuar/ Policia bën bilancin e muajit maj: 121 raste të dhunës në familje, luftë kundër drogës dhe kontrabandës-Çkemi News

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e muajit maj, ku janë finalizuar 84 operacione, 11 prej tyre me partnerët ndërkombëtarë, janë arrestuar 635 persona si dhe janë asgjësuar mbi 42 mijë bimë kanabisi. “Megaoperacionet dhe operacionet patën prioritete goditjen e kultivimit, shpërndarjes dhe trafikimit të cannabisit dhe drogave të forta, posedimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për përfshirje në grupe dhe në organizata kriminale. Gjithashtu, në bazë të planeve të posaçme policore dhe ndërstrukturore, ka nisur angazhimi intensiv për të garantuar një sezon turistik të sigurtë. Si rezultat i punës së Policisë, gjatë muajit maj, janë finalizuar 84 operacione poli...
Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një 34-vjeçare te Liqeni Artificial, policia në kërkim të 56-vjeçarit-Çkemi News
Ckemi

Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një 34-vjeçare te Liqeni Artificial, policia në kërkim të 56-vjeçarit-Çkemi News

  Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 56-vjeçari, pasi ky i fundit ka ngacmuar seksualisht një grua dhe po ashtu e ka kërcënuar me thikë. “Shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, sqaron policia. Sakaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë
Autorët u paguan për dhunimin e Sokol Mëngjesit? Policia e Tiranës: Kanë lidhje me… ja itinerari që ndoqën
Albania

Autorët u paguan për dhunimin e Sokol Mëngjesit? Policia e Tiranës: Kanë lidhje me… ja itinerari që ndoqën

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zbuloi detaje të reja gjatë një konference për shtyp, në lidhje me sulmin e avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e kësaj të mërkure. Kreu i Policisë së kryeqytetit deklaroi se autorët nuk janë të paguar, por kanë lidhje me njëri tjetrin. Ndër të tjera ai tregoi edhe intenerarin që kanë ndjekur të katër personat që kryen sulmin. “Autorët nuk janë të paguar kanë lidhje me njëri tjetrin. Pas ngjarjes autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njëri prej tyre ka lëvizur me Audi, 3 të tjerët në drejtime të ndryshme. Ata kanë marrë taksi dhe kanë shkuar drejt zonës së Astirit”.
“Do t’ju vras të dyve!”, babai dhe xhaxhai dhunojnë barbarisht të dashurin e vajzës, 32-vjeçari ruhej me policë në spitalin e Durrësit, zbulohet mesazhi kërcënues që mori
Albania

“Do t’ju vras të dyve!”, babai dhe xhaxhai dhunojnë barbarisht të dashurin e vajzës, 32-vjeçari ruhej me policë në spitalin e Durrësit, zbulohet mesazhi kërcënues që mori

Një rast i paprecedentë ndodhi dy ditë më parë në spitalin e Durrës, ku tre persona rrahën një 32-vjeçar, i cili po ruhej nga policia. Rreth orës 21.00 në urgjencën e Spitalit rajonal Durrës tre persona kundërshtuan me forcë policinë dhe rrahën në mënyrë barbare të riun. Sipas informacioneve babai, xhaxhai dhe një tjetër kanë dhunuar të dashurin e vajzës. Policia e Durrësit arrestoi një ditë pas ngjarjes në orën 2:30 të mëngjesit babanë K.K 41 vjeç, xhaxhanë E. K. 37 vjeç dhe një person tjetër B. K. 37 vjeç, të tre lindur në Dibër, por banues në lagjen 13 Plazh Durrës. Top Channel ka siguruar foto të të riut, i cili ka nga dhuna ka marrë plagë në kokë, qafë, fytyrë dhe krah. I dhunuari ka deklaruar në polici se ka një lidhje dashur...
Lajmi Fundit; E rëndë! 17-vjeçarja konsumon fotoksinë, përfundon në spital -Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit; E rëndë! 17-vjeçarja konsumon fotoksinë, përfundon në spital -Çkemi News

Një 17-vjeçare është paraqitur pasditen e 27 majit pranë spitalit të Gramshit. Sipas policisë 17-vjeçarja kishte konsumuar fotoksinë. Teksa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.