Çfarë ndodh në Vlorë? 70-vjeçari rreh për vdekje bashkëshorten, “çmendet” 17-vjeçari, ther një person brenda në lokal -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Lexo dhe...  Kontroll me radar në aksin Sauk-Teg, çfarë u vu re mbrëmë

Po ashtu, Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 32 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

(Vizituar 220 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share