Tag: sociale

Aksidenti me 7 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë! Policia zbardh detaje: Automjeti tip “Nisan”…
Albania

Aksidenti me 7 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë! Policia zbardh detaje: Automjeti tip “Nisan”…

  Policia ka zbardhur detaje sa i përket aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin “Levan-Tepelenë”. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, tre pasagjerët në mjetin “Nisan” të moshave 18-vjeç, 12-vjeç dhe 10-vjeç, si edhe dy pasagjerë në automjetin tip “Honday”, 2 dhe 9-vjeç.   “Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan”  me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vj...
Pamje të rënda/ Momenti kur me armë në dorë sulmuesi qëllon drejt studentëve në Universitetin e Pragës
Bota

Pamje të rënda/ Momenti kur me armë në dorë sulmuesi qëllon drejt studentëve në Universitetin e Pragës

  Një sulm i ndodhur pak orë më parë në Pragë ku mbetën të vrarë 11 persona dhe u plagosë disa të tjerë, ndërsa dëshmitarët janë tmerruar. Sikurse duket nga pamjet e para të publikuara nga vendngjarja, një kamera e sigurisë ka kapur sulmuesin dhe vendin ku ishte pozicionuar për të qëlluar drejt Universitetit. Sulmuesi duket me armën në dorë që merr në shënjestër Universitetin. I veshur me të zeza dhe nga fotot duket që ai është në moshë të re. Ndërkohë shihen studentët që për t’i shpëtuar plumbave kanë kapërcyer në parvazin e dritareve.
Bankieri që pastroi 500 mln euro”/ Dokumentari holandez zbulon historinë e Thanas Bakos nga Saranda, si i ‘rekrutonte punonjësit’
Albania

Bankieri që pastroi 500 mln euro”/ Dokumentari holandez zbulon historinë e Thanas Bakos nga Saranda, si i ‘rekrutonte punonjësit’

  “Holland Crime Boulevard” ka publikuar një dokumentar lidhur me historinë e Thanas Bako, 52-vjeçarit nga Saranda, i arrestuar në Athinë për pastrim e parave të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. Në dokumentar tregohet historia e 52-vjeçarit, i cili ka nisur lidhjet e tij me trafikantët që në vitet ’90, me marijuanën që kalonte nga Saranda në Greqi.   Edhe pse me asnjë precedent penal në Shqipëri e Greqi ku jetonte së fundmi, pas kthimit nga Kanadaja e Holanda, veprimtaria e tij u zbulua pikërisht nga hetimet e FBI e më pas policisë holandeze në bashkëpunim me Europol. Sipas dokumentarit, Thanas Bako kishte krijuar prej 10 vitesh një rrjet korrierësh që transportonte para. Korrierët kryesisht ishin hidraulikë,...
Nuk dimë as kush është prokurori”, familja e Liridona Ademajt kërkon informacion për hetimin
Lajme

Nuk dimë as kush është prokurori”, familja e Liridona Ademajt kërkon informacion për hetimin

  Familja e 30-vjeçares Liridona Ademaj, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Prishtinë, i kanë bërë kërkesë Prokurorisë për takim për t’u informuar rreth ngjarjes. Sipas vëllait të viktimës, nuk kanë asnjë informacion se kush është prokurori i rastit dhe se janë informuar vetëm përmes raportimeve në media.   “Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media”, shkruan ai në rrjetet sociale. Ai kërkon informacion, si një e drejtë që garantohet ligjërisht. ...
Lufta” për klikime, media “zhduk” njerëzit pa dijeninë e tyre 
Çmenduri

Lufta” për klikime, media “zhduk” njerëzit pa dijeninë e tyre 

“I riu që shihni në foto është zhdukur pa gjurmë në Britani…”, kjo ishte fjalia e parë një moderatoreje që trajton në emisionin e saj njerëzit e humbur në një televizion shqiptar. Kaq ka mjaftuar të nisë gara se kush të nxjerrë e para emrin e djalit, foton e tij, ku është parë për herë të fundit, apo se kush apo çfarë kishte thënë ndonjë nga “familjarët” e tij mbi zhdukjen e të riut.   Por askush nga gazetarët, duke nisur nga drejtuesja e emisionit, e më pas zinxhiri i mediave për klikime, nuk pyetën nënën e djalit, e cila gjatë kohës që po bëhej “gjëma” për gjetjen e djalit të saj në media, ishte pikërisht duke folur me të birin. Një ngjarje sensacionale në media, por jashtëzakonisht skandaloze në trajtim, pasi i gjithë rasti ishte një shpifje dhe i pavërtetë. ...
Na e mori në kthesë Italia”, Britania e befasuar nga marrëveshja me Shqipërinë
Lajme

Na e mori në kthesë Italia”, Britania e befasuar nga marrëveshja me Shqipërinë

  Britania e Madhe mbeti pa fjalë nga lajmi se Italia kishte nënshkruar me Shqipërinë një marrëveshje të stilit të Ruandës për emigrantët e kapur në det, ide kjo të cilën Londra vetë e ka hedhur prej kohësh. Në fillim të këtij viti, kujton Daily Telegraph, ministrat britanikë injektuan energji të re tek përpjekjet e një ujdie me Tiranën, sipas të cilës ajo do të pranonte emigrantët e ndaluar në kanalin e La Manshit në mënyre që kërkesat e tyre për azil të shqyrtoheshin në vendin ballkanik thuhet në shkrim. Por entuziazmi i tyre u fashit kur si Foreign Office, ashtu edhe ambasada britanike në Tiranë i këshilluan se kjo do të përbënte një “vijë e kuqe” për shqiptarët. Megjithatë, qeveria britanike u befasua kur Roma zbuloi marrëveshjen e saj me Sh...
Kolapsi demografik/ 30% e bashkive rrezikojnë të shuhen totalisht
Albania

Kolapsi demografik/ 30% e bashkive rrezikojnë të shuhen totalisht

Gati një e treta e bashkive të vendit rrezikojnë të zhduken nga harta demografike e vendit, pasi numri i lindjeve po shkon drejt zeros, ndërsa shtesa natyrore ishte negative në 82% të bashkive në vitin 2021. Vitin e kaluar, numri i lindjeve për 100 gra në moshë riprodhimi arriti në 121 fëmijë nga 132 më 2021. Rënia e fertilitetit në Shqipëri nga 1990 – 2021 ishte tre herë më e lartë se në 52 vende të Europës dhe Azisë Qendrore. “Bonusi i Bebeve”, një politikë që ndërmori qeveria për nxitjen e lindjeve dështoi, pasi që nga viti 2019, kur nisi aplikimi i saj, deri më 2022, numri i bebeve u pakësua me 13.5%. Ekspertët bëjnë thirrje për paketë masash që të ulë kostot për rritjen e fëmijëve dhe të mbështesë familjet e reja.   Blerina Hoxha Rënia e popullsisë në moshat e reja ësh...
I hiqet kemp-i pas 12 vitesh, Fiksi ndihmon 12-vjeçarin ta rimarrë
Lajme

I hiqet kemp-i pas 12 vitesh, Fiksi ndihmon 12-vjeçarin ta rimarrë

  Emisioni “Fiks Fare” transmetoi mbrëmjen e sotshme rastin e Lirjon Kullës. Denoncimi është bërë nga mamaja e Lirjonit, ku thotë se fëmijës së saj i është hequr kempi padrejtësisht. Lirjoni 12-vjeçar është i diagnostikuar me “Encefalopati nga Hiper-Bilirubina”, dhe se për këtë diagnozë ka qenë përfitues i kempit prej 12 vitesh. Kempi i është hequr që në muajin maj të këtij viti nga KMCAP Vlorë.   E ëma e 12-vjeçarit për këtë i është drejtuar kësaj zyre me disa kërkesa për të kuptuar arsyen e heqjes së kempit, por nuk i është dhënë asnjë përgjigjie. Shuma që merrnin nga KMCAP është 22 mijë lekë, ku përfshihet dhe pagesa e kujdestarisë, si kudestare është nëna e tij. Diagnoza e Lirjonit ka shërbime të veçant...