Tag: kosova

Merri ose lëri”, REL: Kërkesat dhe propozimet e Perëndimit, të prera për Kosovën dhe Serbinë
Albania

Merri ose lëri”, REL: Kërkesat dhe propozimet e Perëndimit, të prera për Kosovën dhe Serbinë

LKërkesat dhe propozimet që pesë emisarët perëndimorë kanë nxjerrë para Kosovës dhe Serbisë, janë të prera për të dyja vendet, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe Beograd.   Për përmbajtjen e tyre ka pak informacione, por thuhet se i obligojnë palët për disa hapa që do të çonin në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan për herë të fundit më 14 shtator. Dhjetë ditë më pas ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura sulmuam policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për këtë sulm, Serbia tha se ai është kryer nga një “grup i serbëve të dëshpëruar lokalë”. Në përpjekje për t’i kthyer palët në tryezën e bisedimeve, diplomatë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e...
Bogdanoviç: Kam informacione se Serbia po përgatit një sulm të përgjakshëm në Veri
Albania

Bogdanoviç: Kam informacione se Serbia po përgatit një sulm të përgjakshëm në Veri

Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviç, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se Shërbim Sekret i Serbisë i komanduar nga Aleksandër Vulin është duke përgatitur një “sulm” të përgjakshëm në veri të Kosovës. Sipas tij ky konflikt do të ndodh brenda komunitetit serb të Kosovës në veri të vendit. “Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, ka thënë Bogdanoviç.   Më tej ai ka thënë se ky konflikt do të jetë në dobi të Listës Serbe. “Qëllimi do të jetë për të forcuar Listën Serbe, para zgjedhjeve të ardhshme lokale!”, ka përfunduar ai. Edhe pas sulmit ne Banjskë u akuzua se pas tij qëndronte shërbimi se...
Banjska e Mitrovicës vendbanim shqiptar. Kisha e ngritur në mes të viteve 1313-1317, mbi themelet e një kishe të lashtë ilire
Albania

Banjska e Mitrovicës vendbanim shqiptar. Kisha e ngritur në mes të viteve 1313-1317, mbi themelet e një kishe të lashtë ilire

Jusuf Osmani Banjska shtrihet në bregun e majt të Ibrit, 10-12 km në veriperëndim të Mitrovicës. Është vendbanim me burime uji të nxehtë mjekues dhe për pije. Është vendbanim i vjetër antik, e ndoshta edhe shumë më i vjetër. Në lokalitetin e këtij vendbanimi janë gjetur mbishkrime të shkruar në gurë të kohës së sundimit romak në trevat ilire-dardane, si: D(is) m(anibus) / Voconia [Epi] caris vix(it) /annis XV[-e]ros mae(i) /si[bi et] coniugi/ pientissimae. Në Bajë (Banjskë) ekziston kisha e ngritur në mes të viteve 1313-1317 nga mbreti Millutin, mbi themele të një kishe të lashtë ilire, muret e së cilës kanë qenë ende të qëndrueshme. Banjska nën sundimin osman bjen në vitin 1422. Në te hynë rastësisht Mehmet Ali Pasha Jedreneli, duke shkuar për gjueti. Në atë kohë tërë ...
Shfaqje e shëmtuar në Greqi, politika ngatërrohet sërish me sportin, banderolë dhe thirrje “Kosova është Serbi”
Albania

Shfaqje e shëmtuar në Greqi, politika ngatërrohet sërish me sportin, banderolë dhe thirrje “Kosova është Serbi”

Politika vazhdon të ngatërrohet me sportin dhe një tjetër rast aspak i këndshëm vjen nga Greqia. Në ndeshjen mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut që po mbahet në Georgios Karaiskakis Stadium (Piraeus) është vërejtur një banderolë me shkrimin: “Kosova është Serbi”. Në tribuna u dëgjuan kore kundër Kosovës, ndërsa banderola i takon tifozëve të Olimpiacos. Kujtojmë që diçka e tillë vjen vetëm disa ditë pas shfaqjes së shëmtuar në Rumani, ku në ndeshjen kualifikuese të Kosovës, u shpalos një tjetër baner me mesazh të njëjtë. Raste të tilla, natyrisht jo vetëm që nuk i shërbejnë lojës më të bukur në botë, por edhe zbehin magjinë e futbollit. Kujtojmë që Greqia është një nga vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.   ...
Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Radoiçiç gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje.
Albania

Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Radoiçiç gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet serbe. “Ai definitivisht do t’i përgjigjet ftesës nga autoritetet kompetente në Serbi. Republika e Serbisë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha ai. Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq tha se Radoiçiqi gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” dhe mohoi se është i plagosur. Kosova ka akuzuar Radoiçiçin se ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin më 24 shtator ku u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar. “Millan Radoiçiç kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij… në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo ...
Momenti kur sulmuesit serbë ia mbathin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)
Albania

Momenti kur sulmuesit serbë ia mbathin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Terroristëve pasi u dështoi plani u detyruan t’i lënë automjetet e tyre dhe të ikin maleve nga Manastiri i Banjskës, disa orë pasi sulmuan Policinë e Kosovës. Pamjet teksa ata po ikin janë regjistruar ditën e djeshme, kur terroristët fillimisht sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, e më pas situata u vu nën kontroll shumë shpejt nga Policia e Kosovës që rezultoi me vrasjen e të paktën 4 sulmuesve,  arrestimin e disa sulmuesve dhe kapjen e një sasie të madhe të armatimit profesional. Pamjet janë publikuar nga Klan Kosova: Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një deklaratë për mediat tha se brenda makinave të sulmuesve serbë janë gjetur harta e plane që tregojnë organizimin e mirëmenduar të terroristëve. “Në vetura janë gjetur harta e plane që...
U vra nga një sulm terrorist në veri të Kosovës, mbahen në Tiranë homazhe për nder të efektivit Afrim Bunjaku
Albania

U vra nga një sulm terrorist në veri të Kosovës, mbahen në Tiranë homazhe për nder të efektivit Afrim Bunjaku

Te sheshi Nënë Tereza në Tiranë u mbajtën homazhe në nder të efektivit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb, shihen qytetarë të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së, ndërsa në tokë janë ndezur qirinj në kujtim të tij. Numri i pjesëmarrësve ishte i lartë dhe ndër ta ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë. “Po zhvillohen homazhe në nder të kombit, Afrim Bunjakut. Bunjaku u vra nga një sulm terrorist, nga ata që kërkuan destabilitetin e Kosovës. Ngjarja ishte më të vërtetë e rëndë dhe për pasojë kanë reaguar edhe shqiptarët e Shqipërisë. Shumica e pjesëmarrësve janë të rinj, disa mbanë në duar flamujt e Shqipërisë, UÇK-së dhe Kosovës. Pjesëmarrës është dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë”, raportoi Stafa. 3...