U vra nga një sulm terrorist në veri të Kosovës, mbahen në Tiranë homazhe për nder të efektivit Afrim Bunjaku

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Te sheshi Nënë Tereza në Tiranë u mbajtën homazhe në nder të efektivit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb, shihen qytetarë të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së, ndërsa në tokë janë ndezur qirinj në kujtim të tij.

Numri i pjesëmarrësve ishte i lartë dhe ndër ta ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

Lexo dhe...  Ismail Haki Tatzati së bashku me një luftëtar tjetër në vitin 1912. Koloneli nga Delvina

“Po zhvillohen homazhe në nder të kombit, Afrim Bunjakut. Bunjaku u vra nga një sulm terrorist, nga ata që kërkuan destabilitetin e Kosovës. Ngjarja ishte më të vërtetë e rëndë dhe për pasojë kanë reaguar edhe shqiptarët e Shqipërisë. Shumica e pjesëmarrësve janë të rinj, disa mbanë në duar flamujt e Shqipërisë, UÇK-së dhe Kosovës. Pjesëmarrës është dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë”, raportoi Stafa.

360grade.al

(Vizituar 27 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share