“Do t’i jap unë 2 mijë…”/ Shqiptari i dënuar në Angli del live në Tik Tok dhe kërkon para, “The Sun”: Flet me Kozakun dhe…-Çkemi News
I dënuar me 32 vite burg për vrasje, shqiptari Eugert Merizaj duket se ka marrë një vëmendje të madhe në mediat britanike së fundmi. Prestigjiozja “The Sun” i ka kushtuar një artikull 33-vjeçarit, i cili bën video live në “TikTok” aty ku kërkon para për të dalë nga burgu.
“The Sun” shkruan se Merizaj ka shpenzuar rreth 50 mijë paund për avokatë, teksa media e njohur britanike përmend dhe veshjet e shtrenjta që ai vesh në burg.
“The Sun on Sunday” ka zbuluar së fundmi një video nga “TikTok” ku Merizaj flet live me Kozak Bracin, i njohur ndyrshe dhe si “Mbreti i Instagram-it”. Në video, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio (Dushku)… si mbështetje për të dalë nga burgu”.
Merizaj, i cili gjithashtu bised...








