Tag: kosova

25 të lënduar nga fishekzjarrët në Kosovë, një person plagoset nga një plumb qorr
Albania

25 të lënduar nga fishekzjarrët në Kosovë, një person plagoset nga një plumb qorr

  25 persona janë lënduar nga fishekzjarrët gjatë natë së ndërrimit të viteve në Kosovës. Rastet më ekstreme ishin një fëmijë, i cili ka humbur dy gishtërinj dhe një person i plagosur nga një plumb qorr.   Mjeku në QKUK, Avdush Bajgora tha për KosovaPress, se janë katër raste që kanë lënduar sytë nga fishekzjarrët. “Gjatë 24 orëve në Qendrën Emergjente deri më tani kanë kërkuar ndihmë gjithsej 290 pacientë, duke marrë parasysh 250 kanë qenë mbrëmë, dhe ndërrimin e sotshëm gjithsej 50 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Prej tyre 25 pacientë kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe lëndimet kanë qenë të ekstremiteteve, ku duhet të veçohet një fëmijë që ka dy gishtërinj të amputuar të dorës së majtë, kemi një p...
Gjeniu 23 vjeçar nga Kamenica që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak
Çudira

Gjeniu 23 vjeçar nga Kamenica që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

Gëzim Morina është studenti nga Kamenica, që krahas studimeve për megatronikë, ka dhe një pasion tepër të veçantë. 23-vjeçari krijon avionë dhe dronë ushtarakë, të cilët i teston në stadiumin e Kamenicës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Gëzimi tregoi se avionët i krijon me materiale të riciklueshme dhe punon me orare të zgjatura. Sakaq, ai zbuloi se avionët mund të fluturojnë deri në 4 km e gjysmë me sistem kamerash. “Unë e kam si hobi, këto janë aeroplana me telekomand që i rregullojë vetë dhe janë për t’u përdorur edhe në ushtri. Unë i testoj në stadiumin e Kamenicës, pasi i kam krijuar. Për këtë avionin e madh kam punuar 5 muaj natë e ditë, se kam dashur të bëjë diçka që nuk është bërë asnjëherë në Kosov...
Shaip Kamberi konfirmon se do të jetë deputet edhe për një mandat
Albania

Shaip Kamberi konfirmon se do të jetë deputet edhe për një mandat

Politikani shqiptar Shaip Kamberi nga Lugina ka konfirmuar për Gazetën Express se ka fituar edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.   I pyetur nga Gazeta Express se a e ka fituar edhe një mandat, siç po raportohet në media, Kamberi ka konfirmuar shkurtimisht se “Po”.   Sipas të dhënave Kamberi ka marrë mbi 11 mijë vota.
Ka shumë mister”, Ambasadori i Suedisë flet për vrasjen e Liridona Ademajt: Si do të veprohet me fëmijët e saj
Enigma

Ka shumë mister”, Ambasadori i Suedisë flet për vrasjen e Liridona Ademajt: Si do të veprohet me fëmijët e saj

Ambasadori i Suedisë në Kosovës, Jonas Westerlund ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt, e cila kishte shtetësi suedeze ka qenë një lajm i tmerrshëm.   Ai ka thënë se janë duke bashkëpunuar me institucionet e Kosovës, për këtë rast të cilin e ai e quajti të “komplikuar” I pyetur për rastin fëmijëve të Liridona Ademajt, ai tha se “gjithmonë kemi në planë të parë sigurinë e fëmijëve “Ne gjithmonë kemi në plan të parë sigurinë e fëmijëve. Jemi në kontakt me autoritetet lokale në Gjakovë, gjithashtu jemi në kontakt me autoritet lokale në Suedi, aty nga ku janë, besoj bregu perëndimor i Suedisë, puna jonë po vazhdon dhe s’mund të japë detaje me këtë rast”, ka thënë Westerlund. Ambasadori suedez i pyetur për mundësinë e ekstradimit të Naim Murselit, ba...
Rasti i Liridona Ademajt/ Në Kosovë propozohet kthimi i dënimit me vdekje, juristët thonë se kjo do ta pengojë integrimin në BE
Lajme

Rasti i Liridona Ademajt/ Në Kosovë propozohet kthimi i dënimit me vdekje, juristët thonë se kjo do ta pengojë integrimin në BE

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, pak javë më parë ka nxitur shumë reagime. Kjo vrasje dyshohet se ka ndodhur me inicimin e bashkëshortit të saj, Naim Murseli, pasi ky i fundit ka pranuar se ka paguar dikë tjetër që ta vriste Liridonën. Aktualisht, Naim Murseli si inicues dhe Granit Plava, që mendohet të jetë personi që ka vrarë Liridonën, bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Tomë Dodaj, ndodhen në paraburgim. Nga qytetarë të shumtë e njerëz të politikës është kërkuar një dënim maksimal. Deputeti i Lëvizjes për Vetëvendosje, Enver Dugolli ditë më parë ka deklaruar se do të votonte rikthimin e dënimit me vdekje. Dugolli është shprehur i vetëdijshëm se Kosova aspiron integrimin në Bashkimin Evropian (BE), vende ku nuk aplikohet dënimi me vdekje. Por ai tha se duhet të sh...
Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë të vrasjes
Enigma

Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë të vrasjes

  Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Kosovës, pasi dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Liridona Ademajt. Këtë të mërkurë është refuzuar ankesa e avokatit të Naim Murselit, Ahmet Ahmeti, nën arsyetimin se se janë të pabaza. Kosova u trondit mbrëmjen e 29 nëntorit, ku Liridona Ademaj është ekzekutuar me armë gjatë kohës që kthehej në shtëpi me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy djemtë e mitur. Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje e armatosur që përfundoi në vrasje, por më pas Policia e Prishtinës arriti të zbulojë të vërtetën. Naim Murseli, pas ngjarjes, deklaroi në polici se grabitësit i kanë sulmuar gjatë kohës që lëviznin me makinë, por më pas ai ka mund...
Kush është prokurorja serbe që do të hetojë vrasjen e Liridona Ademajt
Te Fundit

Kush është prokurorja serbe që do të hetojë vrasjen e Liridona Ademajt

M Njëri ndër rastet më tragjike në Kosovë pas luftës, vrasja e Liridona Ademajt, do të hetohet nga prokurorja serbe, Javorka Perlinçeviq.   Çështja i ka shkuar prokurores serbe, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani, e cila së shpejti pritet të dalë në pension.   Shorti është bërë përmes radhitjes, ku ky rast do t’i takojë prokurores serbe. Prokurorja Perlinçeviq nuk ka pasur ndonjë rast të madh e publik në karrierën e saj. Vlen të theksohet vrasja e një personi te nënkalimi në Prishtinë. Aty një i dyshuar pas një sulmi fizik, e kishte shtyrë shkallëve viktimën, i cili nga goditjet kishte vdekur. Prokurorja serbe e kishte cilësuar veprën si “Vrasje nga pakujdesia”. I dyshuari ishte dënuar me 4 v...
Kosova në NATO”, Osmani: Hap i domosdoshëm për paqe e siguri në rajon
Albania

Kosova në NATO”, Osmani: Hap i domosdoshëm për paqe e siguri në rajon

  Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në NATO. Osmani theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli, e të cilat do të shërbejnë si mekanizëm shtesë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ajo ritheksoi edhe rëndësinë e anëtarësi...