Tag: Himara.Al

Në rrugë njerëzve u flas si të duan, greqisht, shqip, anglisht”/ Tavo në Himarë u përgjigjet kritikëve: U përpoqën të krijonin tymnajë, por u ra-Çkemi News
Albania

Në rrugë njerëzve u flas si të duan, greqisht, shqip, anglisht”/ Tavo në Himarë u përgjigjet kritikëve: U përpoqën të krijonin tymnajë, por u ra-Çkemi News

Në rrjet qarkulloi disa ditë më parë një video ku pretendohej se Vangjel Tavo kishte deklaruar që në Himarë do ndalohej të flitej greqisht. Kandidati për kryebashkiak në Himarë, u është përgjigjur kritikëve në lidhje me gjuhën greke. Tavo është shprehur se janë përpjekur për të krijuar tymnajë, por nuk ia kanë dalë, ndërsa theksoi se Himara është e himarjotëve dhe se historia e atyre që e kanë për interesa të ngushta politike dhe private, ka mbaruar. Ai thekson se qytetarëve i flet dhe përgjigjet në rrugë në gjuhën që ata duan greqisht, shqip apo edhe anglisht. “Edhe ata që janë përpjekur herë pas here këtu, të gjejnë shesh për të bërë përshesh, nuk do të kenë më terren në Himarë. Mbaroi historia e atyre që e kanë shfrytëzuar Himarën dhe himarjotët për interes atë ngushta ...
Fredi Beleri kërkoi pezullimin e datës së zgjedhjeve në Himarë, Gjykata Administrative e rrëzon-Çkemi News
Albania

Fredi Beleri kërkoi pezullimin e datës së zgjedhjeve në Himarë, Gjykata Administrative e rrëzon-Çkemi News

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për datën e zgjedhjeve në Himarë. Fredi Beleri kërkoi shfuqizimin e dekretit te Presidentit Bajram Begaj i cili caktoi 4 gushtit si datën e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë. Klodjana Gjyzari përfaqësuesja ligjore  e PBDNJ  dhe e ish-kryebashkiakut Fredi Beleri e bazoi mbrojtjen e saj në nxitimin e Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve pa pritur përfundimin e procedurës se ankimimit te Fredi Belerit. Avokatja akuzoi kreun e shtetit se ka mbajtur anë politike pasi dekreti presidencial duhet të shpallej pas 5 gushtit, datë kur përfundonte afati për ankimin e Fredi Belerit në gjykatë. Gjyzari: Presidenti nuk duhet të anojë nga partitë politike, ky dekret e ka reduktuar rolin e t...
Beleri kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve, avokatja në seancën gjyqësore: Paditësi cenohet drejtpërdrejt! Presidenca: Padia nuk është paraqitur e saktë-Çkemi News
Albania

Beleri kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve, avokatja në seancën gjyqësore: Paditësi cenohet drejtpërdrejt! Presidenca: Padia nuk është paraqitur e saktë-Çkemi News

  Në Gjykatën Administrative është zhvilluar seanca për padinë e Dhionisis Belerit dhe të PBDNJ, ku për këtë të fundit është i pranishëm kryetari i saj, Vangjel Dule. Beleri është përfaqësuar avokatja Klodiana Gjyzari, raporton gazetarja Anila Hoxha. Të pranishëm janë gjithashtu edhe juristët e presidencës. Gjyqi për dekretin kaloi në themel dhe do të mbahet në datë 30 korrik. Avokatja e Belerit: Rezulton se nga ana e Presidentit të Republikës është nxjerrë një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve në 4 gusht në Himarë. Kjo gjë kundërshtohet si nga Beleri por edhe nga PBDNJ Belerit ju shpall pavlefshmëri mandati dhe ky vendim nuk është bërë ende i ekzistueshëm. Së pari paditësi Beleri cenohet drejtpërdrejt nga ky dekret dhe po a...
“Beleri hidraulik në Qipro, agjent i grekëve”, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Koçollari: Kur ndodhi ngjarja e Peshkëpisë, u tha se…-Çkemi News
Albania

“Beleri hidraulik në Qipro, agjent i grekëve”, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Koçollari: Kur ndodhi ngjarja e Peshkëpisë, u tha se…-Çkemi News

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari, thotë se Fredi Beleri ka qenë agjent grek. Duke folur në top talk me Juli Xhokaxhi në Top Channel ai e lidh këtë me profesionin e Fredi Belerit, hidraulikut që u tha se shkoi në Qipro për të mësuar zanatin. “Kur dëgjova në këtë kohë njëri nga ata që ishte kandidat dhe tani shkoi u bë anëtar i Parlamentit Europian. Në kohën kur kanë ndodhur këto ngjarje, ai ka qenë duke bërë një kurs hidrauliku në Qipro. E dini çfarë më kujtoi kjo? Në këtë kohë nuk ka budallenj. Në periudhën e Luftës së ftohtë 1947-60 kur këto vende dërgonin grupe agjentësh në Shqipëri dhe kjo është e provuar, agjentët që ata mblidhnin dhe i trajtonin, për të justifikuar mungesën e tyre në lagje apo opionin gjatë kohës që ...
Beleri nuk kthehet më pas lejes”, paralajmëron Ngjela: Do tallen të gjithë me të, ja kush e ka fajin-Çkemi News
Albania

Beleri nuk kthehet më pas lejes”, paralajmëron Ngjela: Do tallen të gjithë me të, ja kush e ka fajin-Çkemi News

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje live për “Top Talk” për të diskutuar mbi çështjet aktuale në vend, tha se Fredi Beleri nuk do të kthehet më në burg, pas lejes që iu dha për të dalë me kusht. Beleri u betua sot në Strasburg si eurodeputet, pasi iu dha një leje pesëditore nga Drejtoria e Burgjeve. I pyetur se a është e ligjshme apo normale që një të dënuari t’i jepet leje e tillë, avokati u përgjigj se “jo”. “Po të mos e lejonin normale do ishte, fakti që e lejuan ka brenda një nëntekst. Ç’do bëjë ky do kthehet? Jo, do tallen të gjithë me të”, tha Ngjela. Fredi Beleri u lirua nga burgu ditën e sotme, pak para orës 7:30 të mëngjesit, ku udhëtoi në Athinë dhe takoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. “Nuk është faji i Belerit, por i psikikës politikës primitive që ka pol...
Fredi Beleri del nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në PE, flet për mediat greke: Jam i lumtur-Çkemi News
Albania

Fredi Beleri del nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në PE, flet për mediat greke: Jam i lumtur-Çkemi News

Fredi Beleri ka lënë ambientet e burgut të Fierit mëngjesin e së hënës pas lejes së marrë nga Drejtoria e Burgjeve për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg. Ai është pritur nga një mjet i ambasadës greke, ku është nisur për Tiranë dhe më pas do të fluturojë drejt Athinës.Në një prononcim për mediat greke, ai tha: “Faleminderit për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i prekur dhe i lumtur, të tjerat do të diskutohen në Athinë”. Një ditë më parë, Drejtoria e Burgjeve i dha leje pesë ditore për të udhëtuar drejt Strasburgut për t’u betuar si eurodeputet i zgjedhur nga radhët e partisë Demokracia e Re në Greqi. Sipas të dhënave, Beleri pritet të udhëtojë i vetëm drejt Francës, i pashoqëruar nga efektivë të burgjeve, dhe do të qëndrojë atje nga data 15 korrik deri në datë 20 korrik...
Lajmi Fundit; Betimi si eurodeputet i Fredi Belerit, mediat greke: Do të fluturojë të hënën drejt Strasburgut, leje pesëditore nga burgu i Fierit-Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit; Betimi si eurodeputet i Fredi Belerit, mediat greke: Do të fluturojë të hënën drejt Strasburgut, leje pesëditore nga burgu i Fierit-Çkemi News

Mediat greke pasqyrojnë edhe sot lajmin se Fredi Beleri do të jetë në Strasburg të martën e ardhshme, për të marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit Evropian si dhe për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet. Sipas gazetës Kathimerini, Beleri do të fluturojë për në Strasburg mëngjesin e së hënës, me një ndalesë të ndërmjetme në Athinë. Kathimerini thekson se autoritetet shqiptare, pas presioneve të shumëanshme, i kanë dhënë atij një leje pesë-ditore, të cilën ai vetë e kishte kërkuar, në mënyrë që të shkonte në Strasburg dhe më pas të kthehej në burg për të vuajtur afatin e mbetur të dënimit, i cili përfundon në tetor. “Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk mund të bënte ndryshe – shkruan Kathimerini. Pas zgjedhjes së tij në Par...
Pse grekët tensionojnë situatën në Himarë? Ja si përgjigjet Pëllumb Xhufi-Çkemi News
Albania

Pse grekët tensionojnë situatën në Himarë? Ja si përgjigjet Pëllumb Xhufi-Çkemi News

Historiani Pëllumb Xhufi në një emision televiziv e konsideroi si një çështje strategjike Himarën nga pala greke. Sipas tij ëhstë kjo arsyeja që grekët tensionojnë vazhdimisht çështjen me Himarën. Xhufi tha se Himara është një hap larg nga Vlora, por grekët nuk mund të pretendojnë as Vlorën as Labërinë. “Himara ka dalje në det dhe natyrisht që për interesa gjeo-strategjike grekëve iu duhet, sepse ato duan të kenë kontroll edhe në kanalin e Otrantos, pas kanalit të Korfuzit. Himara ka qenë një vend me ferra, ndërsa tani ka tjetër vlerë, përfshi këtu edhe përsa i takon pronave, apo interesave të tjera ekonomike”, tha Xhufi.