Në rrugë njerëzve u flas si të duan, greqisht, shqip, anglisht”/ Tavo në Himarë u përgjigjet kritikëve: U përpoqën të krijonin tymnajë, por u ra-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Në rrjet qarkulloi disa ditë më parë një video ku pretendohej se Vangjel Tavo kishte deklaruar që në Himarë do ndalohej të flitej greqisht. Kandidati për kryebashkiak në Himarë, u është përgjigjur kritikëve në lidhje me gjuhën greke.

Lexo dhe...  Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Belerin, avokati: Ata presin o të vdesë Beleri, o të vdesin ata

Tavo është shprehur se janë përpjekur për të krijuar tymnajë, por nuk ia kanë dalë, ndërsa theksoi se Himara është e himarjotëve dhe se historia e atyre që e kanë për interesa të ngushta politike dhe private, ka mbaruar.

Lexo dhe...  E rëndë! Ndërron jetë foshnja 3 muajshe

Ai thekson se qytetarëve i flet dhe përgjigjet në rrugë në gjuhën që ata duan greqisht, shqip apo edhe anglisht.

“Edhe ata që janë përpjekur herë pas here këtu, të gjejnë shesh për të bërë përshesh, nuk do të kenë më terren në Himarë. Mbaroi historia e atyre që e kanë shfrytëzuar Himarën dhe himarjotët për interes atë ngushta politike dhe private. Himara është e himarjotëve, dhe këtu nuk ka lidhje as gjuha që përdoret. Unë në rrugë u flas njerëzve, kush do greqisht, greqisht, kush do shqip, shqip, kush do anglisht, anglisht. Janë përpjekur të për krijuar tymnajë kundër nesh, por u ra dhe kjo”, tha Tavo.

Lexo dhe...  E dielë zgjedhjesh në Himarë! Votohet për kryebashkiakun e ri, Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria përballen “kokë më kokë”-Çkemi News

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kandidati socialist për kryetar bashkie, Vangjel Tavo zhvilloi sot një takim me banorët e Himarës.

(Vizituar 178 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share