“U shfrytëzua për prostitucion nga bashkëshorti”/ Vdekja e shqiptares 21-vjeçare në Itali, prokuroria nis hetimin për 16 persona-Çkemi News
Sonila Cani, një 21-vjeçare me origjinë shqiptare u gjet e pajetë në mars të vitit 2021 në një apartament në periferi të Torinos, vdekja e së cilës është ende mister.
Historia e Sonilës, e shfrytëzuar nga një grup shqiptar që drejtonte një rrjet prostitucioni në kryeqytetin piemontez, doli pas operacionit të skuadrës fluturuese, të quajtur Mariposa, e cila javën e kaluar çoi në pesë masa paraprake për krime, duke filluar nga grabitja deri te nxitja e emigracionit të paligjshëm.
Gjashtëmbëdhjetë persona janë nën hetim. Sipas prokurorisë së Torinos, siç raporton gazeta La Stampa, vajza mund të jetë shtyrë për të kryer vetëvrasje. Hetimet koordinohen nga prokurorja Valentina Sellaroli.
Operacioni që çoi në çmontimi...








