
Një 70-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në dyqanin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të thellë të Maliqit, ku Iqmet Skënderi dyshohet se ka ngacmuar me fjalë një 11-vjeçare.
Nëna e viktimës, Marsela Zito tha: “Vajza tha që nuk e fal se më ka thënë fjalë të pista. Jo, vetëm fjalë më tha vajza. Nuk e di çfarë ka ndodhur se vajza shkoi vetë në dyqan”.
(Vizituar 134 here, 1 vizita sot)
