6-vjeçari i humbur gjendet pas pesë ditësh në xhungël në Vietnam, ja si mbijetoi (fotot)-Çkemi News
Një djalë gjashtë-vjeçar që kishte humbur prej pesë ditësh është gjetur shëndoshë e mirë thellë brenda një pylli në veri të Vietnamit.
Dang Tien Lam, i cili jeton në provincën verilindore Yen Bai po luante në një burim me nëntë vëllezërit e motrat e tij, kur ishte humbur nga sytë e familjarëve.
Mrekullisht ai u gjet dje nga fermerë vendas që kishin dëgjuar të qarën e një fëmije pranë një fushe me produkte kanelle në afërsi të pyllit.
Lam, i cili ishte gjetur ulur në shkurret e produktit vendas kasava, rreth 6km larg vendit kishte zhdukur, ai ishte tepër i dobët dhe mezi qëndronte në këmbë, por nga kishte probleme të tjera përveç dehidratimit e mungesës së ushqimit.
“Jam shumë i lodhur, nuk ngrihe...








