Babai nuk donte ta fejonte”/ Fëmijët vranë të atin dhe më pas fshehën trupin, dëshmia që hodhi poshtë motivin e krimit! Gruaja viktimës shoqërohet në…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e familjes Meta me babanë e vrarë dhe tre fëmijë të arrestuar dhe nënën në hetim.
Nga dëshmitë e marra prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare rezulton që viktima Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.
Kjo dëshmi rrëzon motivin kryesor të dhënë nga vajza si shkak për krimin. Ndërkohë në polici 25-vjeçari Hysen Meta i cili dyshohet se edhe ka qëlluar ka deklaruar se kishte konflikte të shumta me babain që ishin shtuar pasi ai ishte papunë.
Edhe të shtunën e 10 shkurtit të dy janë konfliktuar dhe më pas babai është shtrirë. Hyseni ka dalë nga kuzhina ku po debatonin dhe ka ...








