Gjakovë, historia e familjes Shkupi, fëmija vdes duke shitur shkrepëse për bukën e gojës, e përplas makina kur…
Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” kapërceu kufijtë. Gazetari Ferit Lika sjell historinë e trishtë të familjes Shkupi në Gjakovë të Kosovës. Lufta e Kosovës ishte fatale jo vetëm për mijëra shqiptarë që mbetën të vrarë e të zhdukur, por edhe për qindra e mijëra të tjerë që pas lufte mbetën të shkatërruar shpirtërisht dhe ekonomikisht. Vendi u shkatërrua dhe shtëpitë u dogjën. I tillë ishte edhe fati i Hajdar Shkupit, 57-vjeçarit nga Gjakova. Pasi shtëpia ku jetonte iu dogj nga forcat serbe, fill pas lufte ai u strehua këtu, në këtë gërmadhë, në shtëpinë e braktisur të një serbi, në qendër të Gjakovës.
Gjendja e tyre është tepër e rëndë, punë nuk po gjejnë dot. Jetojnë me çfarë t’u falin të tjerët. Shtëpia nga dita në ditë rrezikon të shembet. Hajdari dhe Valbona kanë tre fëmijë,...








