Itali/ Adoleshentja që refuzoi martesën me mblesëri, dyshohet e vrarë nga familja (fotot)
Policia italiane tha sot se janë duke kërkuar për trupin e një vajze 18-vjeçare, që dyshohet se është vrarë nga familjarët e saj nga Pakistani, pasi ka refuzuar martesën e rekomanduar prej tyre.
Autoritetet thanë se nën hetim si të dyshuar janë dy prindërit e vajzës, xhaxhai i saj dhe dy kushërinj. Vajza kishte denoncuar vitin që shkoi familjarët për planin e martesës dhe jkishte kërkuar ndihmë për t’u larguar prej tyre.
Koloneli i karabinierëve Stefano Bove tha se “të gjithë ata dyshohet të kenë marrë pjesë në krim”, duke shtuar se oficerët po kërkojnë me imtësi në zonat bujqësore për vajzën e humbur Saman Abbas.
Bove tha se karabinierët po inspektojnë “puse, kanale ujitëse e sera”.
Saman Abbas, e cila jetonte në qytezën veriore të No...








