Soros thotë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë është nisja e Luftës III Botërore (fotot)
Kina e Rusia përfaqësojnë sot kërcënimin më të madh për shoqërinë e hapur”, tha Soros
Financieri miliarder George Soros ka thënë sot se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës mund të jetë nisja e Luftës së Tretë Botërore, prandaj sipas tij “forcat e Vladimir Putin duhen mundur patjetër që Perëndimi të ruajë civilizimin e lirë”.
Soros, më shumë se 90-vjeçar, u bë i famshëm kur spekuloi dhe fitoi kundër paundit britanik në bursat e vitit1992, teksa e përshkruante luftën në Ukrainë si “pjesë e një përpjekjeje më të gjerë ndaj shoqërive si Rusia e Kina që janë duke u fuqizuar”.
“Pushtimi mund të jetë nisja e Luftës së Tretë Botërore dhe civilizimi ynë mund të mos i mbijetojë,” ka thënë Soros në forumin e Davos, sipas një teksti të publikuar nga zyra e tij.
“Prandaj ...








