Nëna i braktisi pasi babai ndërroi jetë, vëlla e motër bëjnë apelin drithërues
Stejsi dhe Besjada janë vetëm 16 dhe 14 vjeç por bëjnë një jetë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre. Tre vite më parë babai i ndërroi jetë, duke e lënë familjen në kushte tepër të vështira.
Por hallet për motër e vëlla nuk do të mbaronin me kaq.
Para 3 muajsh nëna i braktisi, duke i lënë të vetëm dhe të rrënuar duke shkëputur çdo kontakt me ta. Besjada jeton në fshatin Trashovicë në Gramsh së bashku me gjyshin e sëmurë, në një shtëpi gati të rrënuar dhe pa asnjë kusht.
Të ardhurat e vetme vijnë nga pensioni i gjyshit prej 100 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë, Stejsi qëndron në konvikt në Elbasan, ku vazhdon shkollën e mesme profesionale për elektricist. Mes vështirësive të shumta, ai ka zgjedhur ta vazhdojë sepse babai i la amanet të kishte një zanat. Por, n...








