Katër djemtë i dha si dëshmorë: ‘Prej 22 vitesh askush nuk ma hapi derën

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Prej 22 vitesh askush nuk ma ka hapur këtë derë për të më pyetur se çfarë halli ke. Kam mbetur me 15 fëmijë të vegjël e nuse të reja, e vet i plakur. Kemi jetuar si kemi mundur e askush nuk na ka ofruar ndonjë vend pune”.Ai rrëfen hi ‘sterinë tragjike të familjes që i ndodhi me 15 maj të vitit 1999.

 

 

Lexo dhe...  Nëna nuk pranon t’i dhurojë veshkën vajzës së saj të sëmurë, veprimi i gruas shkakton reagime në rrjet

 

 

“Na kanë ndalur të fundit derisa po shkonim në Drenicë. Na zbritën djemtë nga kamioni dhe i mbështetën për muri. Erdhi dikush me maska dhe i mori djemtë”.
Hajrullahun nuk e lejuan të shkojë në Shqipëri dhe bashkë me gruan për shtatë javë ishte fshehur nga ushtria serbe maleve e fushave.

“Nga 16 sa i kanë marrë serbët, njëri kishte shpëtuar pasi kishte ikur nga dritarja e banjës, por kurrë nuk ka treguar ku i kanë dërguar të tjerët. Sot ai më duket jeton në Suedi. Disa thonë që atij i ka rënë të fikët kur kanë filluar të shtënat dhe më pas të vd ‘ekurit e kanë zënë poshtë dhe ka shpëtuar”.

Përjetimet pas lu ‘ftës ishin mjaft të mëdha, por ai si kryefamiljar ka përballuar je tën.
“Kam qenë i fortë si guri. Lot askush nuk më ka parë por zemra ime e di sa kam vuajtur. Vetëm ai moment kur i kam parë të vr ‘arë në kanal, vetëm shpirti im ma di. Çfarë djem i kam pasur. Të gjithë të punësuar”, tregon më tej historinë trishtuese të familjes 87-vjeçari nga Peja.

(Vizituar 377 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share