Nëna i braktisi pasi babai ndërroi jetë, vëlla e motër bëjnë apelin drithërues

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Stejsi dhe Besjada janë vetëm 16 dhe 14 vjeç por bëjnë një jetë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre. Tre vite më parë babai i ndërroi jetë, duke e lënë familjen në kushte tepër të vështira.

 

 

Lexo dhe...  Rama nga Berati: Për herë të parë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, krenarë për PS-në

 

Por hallet për motër e vëlla nuk do të mbaronin me kaq.

Para 3 muajsh nëna i braktisi, duke i lënë të vetëm dhe të rrënuar duke shkëputur çdo kontakt me ta. Besjada jeton në fshatin Trashovicë në Gramsh së bashku me gjyshin e sëmurë, në një shtëpi gati të rrënuar dhe pa asnjë kusht.




Të ardhurat e vetme vijnë nga pensioni i gjyshit prej 100 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë, Stejsi qëndron në konvikt në Elbasan, ku vazhdon shkollën e mesme profesionale për elektricist. Mes vështirësive të shumta, ai ka zgjedhur ta vazhdojë sepse babai i la amanet të kishte një zanat. Por, nga kushtet e këqija ai rrezikon ta lërë shkollën.

 

 

 

 

Janë dy fëmijë të cilët janë krejt të vetëm dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.

(Vizituar 807 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share