Mbytja e Alma Arrazit në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, bashkëshorti pjesë e grupeve kriminale? Zbardhet dëshmia e nënës-Çkemi News
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka folur në emisionin “Në Shënjestër”, ku ka trajtuar ngjarjen tragjike në Shkodër, ku 39-vjeҫarja Alma Arrazi, u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë me tre fëmijët e saj.
Por a kishte frikë Alma të denonconte bashkëshortin e saj dhe pse nuk e bëri një gjë të tillë kurrë? Përse nuk u adresua ajo në policinë e Shkodrës për ndihmë apo në një organizatë jo qeveritare? Apo druhej nga fakti që bashkëshorti dhe vëllai i tij, ishin të lidhur me kultivimin e bimëve narkotike në zonë dhe me policinë e rrethit dhe kallëzimi i saj do të binte në vesh të shurdhër. Vetë motra e Alma Arrazit, në një dalje televizive për një nga mediat në Tiranë, ka treguar detaje rrëqethëse mbi muajt e fundit të jetës s...








