Hodhën foshnjën e porsalindur në plehra, babai: Nuk e vramë, lindi para kohe dhe pa shenja jete-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vravronë të Greqisë, ku një çift nga Nepali hodhën foshnjën e tyre të porsalindur në plehra. Mediat greke raportuan se gruaja shkoi në spital me gjakderdhje, por pa e përcaktuar nëse kishte abortuar apo kishte bërë lindje normale. Por pas kqyrjes së kamerave të zonës ku ata jetonin, u identifikua babai i foshnjës, teksa e mbante në krah dhe e hodhi në plehra.

Protothema.gr raporton se babai ka deklaruar në polici se foshnjën nuk e kanë vrarë, por ka lindur para kohe dhe pa shenja jete.

Lexo dhe...  TMERR në Fier! Dy persona gjenden të vdekur, një grua e varur në hangar dhe një burrë në…-Çkemi News

“Ishte gjëja më e keqe që kam parë në jetën time”, deklaroi një zyrtar i komunës ku çifti jetonte.

Duke përshkruar pamjen e tmerrshme që ka parë, ai shtoi më tej: “Koka e foshnjës ishte e ngjeshur, dora e vogël i dilte jashtë”.

(Vizituar 262 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share