Djali 19-vjeçar mbyt nënën: Më bezdiste duke kërkuar të pastroja dhomën time-Çkemi News
Në SHBA po bën bujë një gjyq që ka nisur për djalin 19 vjeçar që akuzohet se i mori jetën të ëmës sepse po e bezdiste duke i kërkuar të pastronte dhomën e vet dhe të fillonte ndonjë punë.
19-vjeçari e mbyti nënën e tij kur ajo i tha të gjente një punë dhe të pastronte dhomën e tij që të rrinte në shtëpi. Ngjarja ndodhi në shkurt dhe sot ka nisur gjyqi i 19-vjeçarit nga Indiana e SHBA-së.
Conner Kobold, 19, pranoi se e mbyti nënën duke thënë se ndodhi kur ajo u përpoq ta dëbonte nga shtëpia e tyre e përkohshme në Valparaiso.
Viktima ishte ndihmës zëvendës presidente e Universitetit Loyola të Çikagos dhe jetonte në Indiana përkohësisht.
Në gjykatën e Çikagos, 19-vjeçari refuzoi një avokat, duke u shprehur se do të përfaqësonte veten. Ai është deklaruar i pafaj...








