FOTOT/ 13-vjeçarja përdhunohej nga kryeinspektori e shfrytëzohej nga tutori/ Në pranga dy autorët
Dy persona janë arrestuar për abuzim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës 13-vjeçare në Sarandë, rast që u bë publik nga “Fiks Fare” më një nëntor të këtij viti.
Në pranga ra tutori dhe klienti, i cili është identifikuar si kryeinspektori i Policisë Kufitare, Petraq Raku, sipas gazetarit Mikel Marsi.
Mësohet se dy personat abuzonin seksualisht dhe më pas e përdornin për prostitucion të miturën në Sarandë.
Arrestimi i tyre është bërë nga SHÇBA , pas një hetimi 1 mujor për rastin që ishte denoncuar në Policinë e Sarandës.
Ata do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Në emisionin “Fiks Fare” rastin nuk e denoncuan prindërit, por drejto...








