Tag: moti

Parashikimi i motit 5 Janar 2024, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu
Albania

Parashikimi i motit 5 Janar 2024, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Moti në vendin tonë, në orët e paradites do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të rrezikojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të përqendruara do të jenë në veri të territorit. Parashikohet që pasditja dhe në vijim, të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, duke i larguar reshjet gradualisht nga i gjithë territori i vendit.   Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
I ftohti ekstrem “pushton” Europën veriore, përmbytje në perëndim të kontinentit
Bota

I ftohti ekstrem “pushton” Europën veriore, përmbytje në perëndim të kontinentit

Evropa përjetoi kontraste të forta të motit të këtë të mërkurë, me të ftohtin ekstrem dhe stuhitë e borës që penguan transportin dhe mbyllën shkollat ​​në Skandinavi, ndërsa erërat e forta dhe shirat e dendur në Evropën Perëndimore shkaktuan përmbytje dhe të paktën një vdekje. Viti i Ri nisi nën pushtetin e acarit për një pjesë të mirë të kontinentit europian. Termometri preku 40 gradë Celsius nën zero në veri të Europës Veriore. I ftohti arktik “pushtoi” Suedinë, që përjetoi sot temperaturën rekord në mbi dy dekadat e fundit, deri në -43.6 gradë. Disa ura u mbyllën dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve u pezulluan. Edhe disa shkolla në Skandinavi u mbyllën. Edhe në anën tjetër, Rusia perëndimore është përfshirë nga një valë ajri i ftoh...
Parashikimi i motit 30 Dhjetor 2023, kthjellime dhe vranësira
Albania

Parashikimi i motit 30 Dhjetor 2023, kthjellime dhe vranësira

  Moti në vendin tonë, do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë vendin, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore por nuk priten reshje.   Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.   Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre, duke u luhatur nga vlera minimale -2 C deri në 18°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites dhe mbrëmjes, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet d...
Vranësira të dendura, parashikimi i motit për datën 29 dhjetor 2023
Lajme

Vranësira të dendura, parashikimi i motit për datën 29 dhjetor 2023

Vranësira të dendura, parashikimi i motit për datën 29 dhjetor 2023 Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë më alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur. Era do të jetë me drejtim veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -2 deri 10°C në zonat e ulëta 2 deri 16 °C në zonat bregdetare 4 deri 16 °C
Parashikimi i motit për datën 28 dhjetor 2023
Ckemi

Parashikimi i motit për datën 28 dhjetor 2023

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore dhe në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 3 deri 14°C në zonat e ulëta 3 deri 18°C në zonat bregdetare 8 deri 18°C
Horoskopi 28 dhjetor 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Albania

Horoskopi 28 dhjetor 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Euforia juaj e tepruar sot mund të shkaktojë diskutim në familje. Jini të moderuar dhe kushtojini më shumë kohë të dashurit/ës tuaj, dhe madje edhe fjalëve romantike! Beqarët nuk do të luftojnë për të përfituar komplimente. Një histori e re po vjen për ta. Puna e mirë, diskrecioni është gjithmonë shumë i mirëpritur, jini të kujdesshëm në atë që thoni.   Demi Është një ditë e pasigurt dhe duhet të mendosh për sjelljen tënde. Venusi mbron sferën sentimentale dhe do t’ju ndihmojë të sqaroni një situatë. Beqarët do të jenë në gjendje për të hartuar disa strategji për të bërë për vete një person të veçantë. Nëse jeni duke kërkuar një profesion ju do të keni mundësi të mira për të gjetur rrugën e duhur.     Binjakët Hëna në shenjën tuaj do t’j...
Çfarë ndodh me temperaturat? Parashikimi i motit për datën 27 dhjetor 2023
Albania

Çfarë ndodh me temperaturat? Parashikimi i motit për datën 27 dhjetor 2023

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës. Prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit. Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 14°C në zonat e ulëta 0 deri 16 °C në zonat bregdetare 1 deri 16 °C
Mot i qëndrueshëm, temperaturat për datën 26 dhjetor 2023
Albania

Mot i qëndrueshëm, temperaturat për datën 26 dhjetor 2023

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë vendin tonë duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e pasdites në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.   Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit. Temperaturat e ajrit do të do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 3°C më e uleta deri në 18°C më e larta në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h në det të hapur me drejt...