I ftohti ekstrem “pushton” Europën veriore, përmbytje në perëndim të kontinentit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Evropa përjetoi kontraste të forta të motit të këtë të mërkurë, me të ftohtin ekstrem dhe stuhitë e borës që penguan transportin dhe mbyllën shkollat ​​në Skandinavi, ndërsa erërat e forta dhe shirat e dendur në Evropën Perëndimore shkaktuan përmbytje dhe të paktën një vdekje.

Viti i Ri nisi nën pushtetin e acarit për një pjesë të mirë të kontinentit europian. Termometri preku 40 gradë Celsius nën zero në veri të Europës Veriore. I ftohti arktik “pushtoi” Suedinë, që përjetoi sot temperaturën rekord në mbi dy dekadat e fundit, deri në -43.6 gradë.

Disa ura u mbyllën dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve u pezulluan. Edhe disa shkolla në Skandinavi u mbyllën.

Edhe në anën tjetër, Rusia perëndimore është përfshirë nga një valë ajri i ftohtë që vjen nga Siberia dhe rajoni i Arktikut, me temperaturat në Moskë dhe zona të tjera që kanë rënë në minus 30 gradë Celsius.

 

Ndërsa perëndimi i kontinentit u përfshi nga reshje shiu dhe stuhi. Në Britani, një shofer humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e tij në Angli.

Stuhia, e cila u quajt Henk nga shërbimet zyrtare të motit të Britanisë, Irlandës dhe Holandës, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, probleme transporti, dëmtime pronësore dhe përçarje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje ishin në fuqi në të gjithë Anglinë dhe Uellsin të mërkurën, ndërsa 10.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Rrjeti hekurudhor i Mbretërisë së Bashkuar u godit nga përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike, me shumë operatorë që raportuan probleme të vazhdueshme për udhëtimin në punë të mëngjesit të së mërkurës. Stuhitë më të forta në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan në Isle of Wight, pak larg bregut në Anglinë jugore, ku shpejtësia e erës arriti 151 kilometra në orë.

Edhe në Holandë, vdekja e një 75-vjeçari dyshohet të jetë shkaktuar nga moti i keq, pasi u rrëzua nga biçikleta nga era e fortë.

Edhe disa pjesë të Gjermanisë u përballën me përmbytjet, të cilat mund të përkeqësohen nga shirat që vazhdojnë.

(Vizituar 258 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share