Tag: kronike e zeze

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Po fshihet vetë apo po mbahet peng? Nisin kërkimet në Vlorë!
Albania

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Po fshihet vetë apo po mbahet peng? Nisin kërkimet në Vlorë!

Detaje të reja janë bërë me dije nga zhdukja e Ervis Martinajt. Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka kthyer sytë nga Vlora, aty ku mendohet se mbahet peng apo fshihet vetë Ervis Martinaj. BW raporton se policia ka nisur kërkimet. Gjithashtu nën vëzhgim dhe nën përgjim janë personat që kanë pasur kontakte me Ervis Martinajn, ditët e fundit. Hetimet për gjetjen e Ervis Martinajt, si i marrë peng nisën pas denoncimit të xhaxhait të 40-vjeçarit, i cili ka humbur kontaktet me nipin e tij, para disa ditësh. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ende ka dyshime se kjo ngjarje edhe mund të jetë inskenuar vetë nga Martinaj për t’i shpëtuar policisë dhe kundërshtarëve të tij.
12 të arrestuar për vdekjen e 8-vjeçares/ Australi, prindërit nuk i dhanë insulinën dhe e lanë të vuante
Bota

12 të arrestuar për vdekjen e 8-vjeçares/ Australi, prindërit nuk i dhanë insulinën dhe e lanë të vuante

Dymbëdhjetë anëtarë të një grupi fetar janë arrestuar për vdekjen e një vajze tetë vjeçare në Australi. Elizabeth Struhs vdiq më 7 janar në një shtëpi në jug të Brisbane, pasi nuk mori insulinnë për gati një javë. Në fillim të këtij viti, prindërit e saj u akuzuan për vrasje, torturë dhe mossigurim të nevojave të jetës. Sipas BBC, policia tha se do të akuzojë 12 persona të tjerë, të moshës 19 deri në 64 vjeç për vdekjen e vajzës. Grupi ishte dijeni të përkeqësimit të gjendjes së Elizabeth, por nuk kërkoi ndihmë, tha Policia e Queensland në një deklaratë. Prindërit e saj, Jason dhe Kerrie Struhs  janë anëtarë të një grupi të vogël fetar në qytetin e Toowoomba që nuk është i lidhur me ndonjë kishë të zakonshme, sipas mediave lokale. Policia pretendon se dyshja dhe të tjerë...
Vëllezërit qëllohen me armë në Vlorë, plumba në plazhin e mbushur plot me turistë të huaj
Albania

Vëllezërit qëllohen me armë në Vlorë, plumba në plazhin e mbushur plot me turistë të huaj

Konflikti mes dy vëllezërve në Vlorë për fitimet e biznesit të përbashkët në plazhin e Radhimës, degjeneroi deri në përdorimin e armëve mesditën e të hënës. Beniamin Kondi i cili jeton në Angli ka debatuar me të vëllanë Edison Kondi një natë më parë, debat që vijoi dhe të hënën por këtë radhë duke përdorur dhe armët. Mësohet se me armë zjarri ka qëlluar Edisoni, në drejtim të të vëllait por pa e prekur. Të dy vëllezërit u larguan me shpejtësi nga ambienti i plazhit që ndodhet në zonën e Radhimës, ndërsa policia u vu në ndjekje të tyre dhe pas pak orësh i ka arrestuar të dy. Ndërkohë mësohet se Beniamin Kondi që jeton në Britaninë e madhe, ka precedent të mëparshëm penalë, ka qenë në burg në Angli. Përdorimi i armëve ka rrezikuar jetën e shumë turistëve që ndodheshin në p...
Masakra e shqiptarëve në Athinë: Zbulohet e shkuara kriminale e tyre, një grua e arrestuar 22 herë për prostitucion
Albania

Masakra e shqiptarëve në Athinë: Zbulohet e shkuara kriminale e tyre, një grua e arrestuar 22 herë për prostitucion

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mbrëmjen e kaluar pasi pak pas orës 21:30 të në Kato Patisia ka ndodhur një përplasje mes 7 personave shqiptarë ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy policë janë shtruar jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës. Të vrarë në këtë masakër shqiptarësh kanë mbetur Armando Lamaj, Andon Tefi dhe një shqiptar tjetër që ende nuk është identifikuar. Shqiptarët thuhet se janë emra të njohur për policinë greke pasi kanê rekorde kriminale dhe janë arrestuar shumë herë. Mësohet se Armando Lamaj ka qenë tetë herë i arrestuar ndër vite, ndërsa Andon Tefi dy herë. Armando Lamaj: Arrestuar në 31 maj 2022 bashkë me Andon Tefin për çështje droge. Arrestuar në tetor 2021 për çështje kokaine. Arrestuar në 31 maj 2020 me një...
Shpërthim i fuqishëm në Zagreb të Kroacisë/ Eskavatori godet tubin e gazit, ka të lënduar
Bota

Shpërthim i fuqishëm në Zagreb të Kroacisë/ Eskavatori godet tubin e gazit, ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar së fundmi në Zagreb të Kroacisë.   Një eskavator ka goditur një tub gazi dhe për pasojë ka ndodhur shpërthimi. Mediat kroate raportojnë për nje të lënduar. Bëhet me dije se ai është shoferi, ndërkohë që është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje.
Benzi përplaset me zetorin, humb jetën 32-vjeçari në Kakavijë
Albania

Benzi përplaset me zetorin, humb jetën 32-vjeçari në Kakavijë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës pranë kryqëzimit të fshatit Vrisera. “Benzi” që drejtohej nga 41-vjeçari nga Gjirokastra ka përplasur zetorin dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, 32-vjeçari Harallamb Stamati, banues në Kakavijë. I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake konfirmohet se përplasja ka qenë shumë e fortë,  pasi “Benzi” ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.     Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forcat policore të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë. Njoftimi i policisë:  “Rreth orës 21:10, në ak...
Tritol banesës së Armand Dukës, reagon Erion Veliaj: Të hetohet ngjarja, të sigurohet jeta e kujtdo!
Albania

Tritol banesës së Armand Dukës, reagon Erion Veliaj: Të hetohet ngjarja, të sigurohet jeta e kujtdo!

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukës. Veliaj ka deklaruar se ai është kundërshtari dhe jo armiku i tij. “Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe por ai kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret zotërisë t’i sigurojnë jetën, zotërisë t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik.     Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë në mënyrë të pa...
Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit, e ëma: Djalin e kam pasur më të gjatë se ajo kapëse…
Albania

Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit, e ëma: Djalin e kam pasur më të gjatë se ajo kapëse…

Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht privat në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik. Prindërit e vogëlushit kanë vendosur që të flasin për emisionin “Stop” nga momenti se si mësuan lajmin tragjik e deri tek dyshimet e tyre mbi edukatoren Redina Binjaku. Këto për shkak se kjo e fundit i ka ndryshuar disa herë versionet e saj për ngjarjes. Fillimisht prindërve u është thënë nga Binjaku se djali është gjetur pa ndjenja në krevat, i mbytur me lidhëset e bluzës. “Fëmija nuk përmendej nga gjumi tha, e kam ngritur në krahë dhe është mbytur me lidhëset e bluzës dhe më tha që është përmendur, është mirë, mos u bëj merak”, u shpreh e ëma. “Ne sa ia kishim blerë bluzën dhe ka qenë pa lidhëse”, shtoi më tej i ati. “Bluza nuk kishte lidhëse, kishte vetëm kapuç se djali nu...