
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mbrëmjen e kaluar pasi pak pas orës 21:30 të në Kato Patisia ka ndodhur një përplasje mes 7 personave shqiptarë ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy policë janë shtruar jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës. Të vrarë në këtë masakër shqiptarësh kanë mbetur Armando Lamaj, Andon Tefi dhe një shqiptar tjetër që ende nuk është identifikuar. Shqiptarët thuhet se janë emra të njohur për policinë greke pasi kanê rekorde kriminale dhe janë arrestuar shumë herë.
Mësohet se Armando Lamaj ka qenë tetë herë i arrestuar ndër vite, ndërsa Andon Tefi dy herë.
Armando Lamaj: Arrestuar në 31 maj 2022 bashkë me Andon Tefin për çështje droge. Arrestuar në tetor 2021 për çështje kokaine. Arrestuar në 31 maj 2020 me një pistoletë TT dhe dy krehra. Arrestuar në tetor 2019 për disa vjedhje. Arrestuar në maj 2016 për pjesëmarrje në grup kriminal për vjedhje. Urdhër arresti në shkurt 2016 për vjedhje. Proceduar në korrik 2015 për tentativë vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Arrestuar në janar 2012 për “pastrim i produkteve të veprës penale”.

Andon Tefi: Arrestuar në 31 maj 2022 bashkë me Armando Lamaj për çështje droge (kokainë). Arrestuar në 2017 për pjesëmarrje në vjedhje makine.
Ndërkohë shqiptarja e cila drejtonte automjetin “MercedzBenz”, nga ku Tefi qëlloi me armë për vdekje Lamaj, është arrestuar 22 herë për prostitucion nga autoritetet greke.
