Kishte bërë shumë gola”, zbardhet historia e errët e Nertil Buzit në Londër! U rrëmbye, u torturua për 400 mijë sterlina dhe u shpëtua në momentet e fundit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

“Kishte bërë shumë gola”, zbardhet historia e errët e Nertil Buzit në Londër! U rrëmbye, u torturua për 400 mijë sterlina dhe u shpëtua në momentet e fundit

Lexo dhe...  Zbulimi që tronditi botën: "The Simpsons" nuk parashikojnë të ardhmen, ata E KONTROLLOJNË atë!-Çkemi News

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga dosja e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, një ngjarje që për vite mbeti në hije dhe që sot rikthehet në qendër të vëmendjes.
Sipas kronologjisë së publikuar, Buzi konsiderohej nga disa shqiptarë në Londër si një person që “kishte bërë shumë gola”, një shprehje e përdorur në zhargonin e grupeve kriminale për persona të përfshirë në konflikte për trafikun e drogës dhe grabitjet e shtëpive të barit.
Ngjarja nisi kur ai u josh me pretekstin e një takimi, por përfundoi i rrëmbyer dhe i mbajtur peng në një hotel në lindje të Londrës.

Lexo dhe...  ATENTATI SHOKUES NË RINAS: Plumba pranë aeroportit, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë!-Çkemi News

Pengmarrësit i kërkuan familjes së tij 400 mijë sterlina, ndërsa, sipas dosjes, e torturuan për të shtuar presionin dhe për të siguruar pagesën.
Familjarët njoftuan Policinë e Shtetit në Shqipëri, e cila bashkëpunoi me autoritetet britanike. Pas një operacioni të koordinuar, Met Police ndërhyri dhe arriti ta lironte të gjallë. Disa persona u arrestuan, por më vonë procesi gjyqësor mori një tjetër drejtim, pasi prokuroria britanike tërhoqi pjesën më të madhe të akuzave për pengmarrje.
Vite më pas, emri i Nertil Buzit u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, duke rikthyer interesin edhe për një nga episodet më të errëta të së shkuarës së tij.

ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube

#ÇkemiNews #NertilBuzi #Londër #Pengmarrje #Krimikronikë #Shqipëri #LajmiFundit

(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share