
S’kam kontratë me sorrat!” Rama shpërthen ndaj protestuesve: Nuk jap dorëheqjen, kontratën e kam me 800 mijë shqiptarë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta ndaj kërkesave për dorëheqje, duke deklaruar se nuk ka asnjë arsye të largohet nga detyra dhe se mandatin e tij e konsideron një kontratë me qytetarët që e kanë votuar.
Në reagimin e tij, Rama u shpreh se protestuesit nuk e përfaqësojnë elektoratin që i ka besuar qeverisjen, ndërsa përdori sërish gjuhë ironike ndaj kritikëve.
“Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!”
Deklarata vjen në një kohë kur protestat para Kryeministrisë vijojnë prej javësh, ndërsa opozita dhe protestuesit kërkojnë largimin e kreut të qeverisë. Rama, megjithatë, e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke theksuar se përgjegjësinë e tij e ka vetëm ndaj qytetarëve që i kanë dhënë mandatin.
Lexo dhe... Kërkon të martohet 18 orë para ndarjes nga jeta, historia e 31-vjeçares që përloti botën
ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube
#ÇkemiNews #EdiRama #Dorëheqja #Politikë #Shqipëri #LajmiFundit
(Vizituar 4 here, 4 vizita sot)
