
Agron Shehaj është përplasur me Gardën e Kuvendit, pasi nuk është lejuar që të futet në sallën e punimeve.
Kjo për shkak se ai është përjashtuar nga seanca e mëparshme.
Nga ana tjetër Shehaj pretendon se afati i përjashtimit i ka skaduar më 21 korrik, por kjo nuk është pranuar dhe ai ka vijuar të qëndrojë në hollin e Kuvendit.
“Kjo është e tmerrshme. Kemi informacion që Rama do të vijë në seancë. Ai i trembet Shehajt në seancë. Ne kemi sjellë urdhrin këtu, që kanë kaluar 30 ditë dhe ata nuk e lejojnë të hyjë. “Je i përjashtuar ende”, i thonë. Vendi po shkon në një konflikt civil, ata nuk lejojnë deputetët të bëjnë punën e tyre”, u shpreh për mediat deputeti Erald Kapri.
(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
