
PS PROPOZON HEQJEN PËRGJITHMONË TË PATENTËS PËR SHOFERËT E DEHUR PËRSËRITËS
Ndryshime të forta priten në Kodin Rrugor të Shqipërisë! Partia Socialiste ka propozuar amendamente të reja që ashpërsojnë masat ndaj shkeljeve në trafik, me fokus te drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i telefonit dhe siguria rrugore.
Pikat kryesore të paketës së re:
Heqje përgjithmonë e patentës për shoferët që kapen përsëritës me mbi 0.5 g/l alkool në gjak.
Drejtimi i mjetit pa patentë: • 1 vit ndalim për pajisje me patentë për të rriturit;
• 2 vite ndalim për të miturit.
Masa të reja për shoferët e rinj gjatë 24 muajve të parë: • Alkooli 0.0‰;
• Maksimumi 90 km/h në autostradë;
• Ndalim qarkullimi nga ora 00:00–06:00 pa shoqërues me minimum 3 vite eksperiencë.
Ndalim i përdorimit të telefonit me dorë edhe për: • biçikleta;
• motorë deri në 50cc;
• monopatina elektrike.
Gjobat për shkelje të rrezikshme shkojnë deri në 60 mijë lekë.
Sjelljet agresive në trafik do të konsiderohen shkelje të rënda: • ndryshime korsie pa sinjalizim;
• manovra agresive;
• sjellje antisociale në rrugë.
Amendamentet janë propozuar nga dhe dhe pritet të diskutohen në Kuvend si pjesë e paketës së re për forcimin e sigurisë rrugore në Shqipëri.
ÇKEMI NEWS
“Ti je pjesë e Atdheut”
Na ndiqni në rrjetet sociale:
Facebook • Instagram • TikTok • YouTube
#ÇkemiNews #Shqipëri #KodiRrugor #Patentat #Policia #Trafiku #SiguriaRrugore #PS #UlsiManja #ErionBraçe #Lajme #BreakingNews #Aktualitet #Albania
