
Beograd – Një rrëfim i paprecedentë që ka lënë pa fjalë opinionin publik! Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thyer heshtjen në podcast-in e gazetarit të mirënjohur britanik, Alastair Campbell, duke adresuar drejtpërdrejt njërën nga thashethemet më të nxehta dhe më bizare që qarkullojnë prej vitesh në Ballkan.
“Nëna ime nuk është k*rvë!” – Deklarata që tronditi studion
Në një moment tensioni të lartë emocional, Vuçiç ka cituar sulmet brutale që i bëhen pas shpine, duke përmendur teoritë konspirative se ai nuk është djali i babait të tij biologjik, por rezultat i një marrëdhënieje jashtëmartesore të nënës së tij me një gazetar shqiptar.
”A mund ta kuptoni argumentin ku dikush thotë se nëna juaj ishte një ‘k*rvë’ dhe ju jeni pro-shqiptar sepse babai juaj i vërtetë është shqiptar?” – u shpreh Vuçiç, duke i cilësuar këto akuza si një përpjekje të ulët për ta diskredituar politikisht përmes racizmit dhe shpifjes.
Hija e Fahri Musliut: Pse kjo teori nuk po shuhet?
Edhe pse Vuçiç i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, rrjeti vijon të ziejë nga krahasimet e fotove me gazetarin veteran kosovar, Fahri Musliu. Ngjashmëria fizike mes tyre ka qenë “karburanti” i opozitës serbe për vite me radhë, duke krijuar një nga telenovelat më të çuditshme politike në rajon.
Politikë apo Sulm Personal?
Presidenti serb theksoi se këto sulme nuk synojnë vetëm atë, por janë një goditje e rëndë ndaj dinjitetit të familjes së tij. Ai u shpreh i vendosur se, pavarësisht “llumit” mediatik, do të vazhdojë misionin e tij në krye të shtetit, duke i lënë thashethemet në dorë të atyre që nuk kanë argumente politike.
#Vucic #FahriMusliu #Skandal #AlastairCampbell #Serbi #Kosove #LajmiFundit #Politike #Ballkan #Speciale
