Presidencialet në Turqi/ Shpërthen rivali i Erdogan, përplas dorën në tavolinë dhe betohet: Do të fitojmë patjetër në raundin e dytë, shoqëria ka nevojë për… (VIDEO)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Presidencialet në Turqi/ Shpërthen rivali i Erdogan, përplas dorën në tavolinë dhe betohet: Do të fitojmë patjetër në raundin e dytë, shoqëria ka nevojë për… (VIDEO)

Teksa zgjedhjet presidenciale në Turqi kanë shkuar në balotazh, ku raundi i dytë do të mbahet në 28 maj, ku do të garojnë presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan përballë kandidatit kryesor të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Kemal Kilicdaroglu ka dërguar një mesazh uniteti dhe optimizmi për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve në Turqi, duke theksuar se do t’i fitojë zgjedhjet.

“Njerëzit e mi të dashur, që nga dje po punojmë pa ndërprerje. Mos u dëshpëroni. Unë do të ngrihem, dhe do t’i fitojmë këto zgjedhje së bashku. Në fund të çdo gjëje fjalën do ta thotë vetëm kombi ynë”, shkruan Kemal Kilicdaroglu në Tëitter, pak orë pas votimit që u mbajt dje, të dielën, në Turqi.

Kilicdaroglu thotë se është gati për raundin e dytë të zgjedhjeve.

(Vizituar 16 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share