
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Brazil, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka vrarë dy djemtë e tij të mitur dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, burri, i identifikuar si Thales Machado, kishte zbuluar një video ku bashkëshortja e tij shfaqej në një situatë intime me një person tjetër. Mësohet se ai kishte dyshime prej kohësh dhe kishte kërkuar verifikim përmes një detektivi privat.
Pas publikimit të videos, ai është kthyer në banesë, ku ndodhi tragjedia. Viktima mbetën dy fëmijët e tij, 12 dhe 8 vjeç.
Pak orë para ngjarjes, 40-vjeçari kishte postuar në rrjetet sociale një fotografi me njërin prej djemve, të shoqëruar me mesazhin: “I bekuar nga Zoti që ju kam, babi ju do shumë”.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
