EMRAT/ Plagosja e 5 personave në Laç, arrestohen dy autorët! Sherri nisi pas përplasjes së dy automjeteve! Zbardhen detajet-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me armë zjarri 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.

Lexo dhe...  Shoferi në Divjakë përplas me makinë dy fëmijë

Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive të dobëta (aksident rrugor me dëme shumë të vogla materiale) dhe më pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.

Lexo dhe...  Kush është burri që e qëlloi? Shoferi i shkollës: Martinin të premten e rrahu një person i rritur! -Çkemi News

Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Lexo dhe...  Parandalohet vrasja e trefishtë në Fier/ Qarkullonte ma automatik nëpër qytet, kapet autori (Detajet

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve ⁠Daniel Gjeloshi 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të dyshuar si autorë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

Lexo dhe...  U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.

(Vizituar 12 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share