
Pas 12 vitesh qeverisje të Partisë Socialiste, qyteti i Delvinës është lënë në harresë dhe braktisje. Kjo u vërtetua qartë edhe në tubimin e fundit të PS në Delvinë – një aktivitet i zhvilluar në një shesh të mbushur jo me qytetarë të lirë, por me administratë dhe njerëz që kishin dalë nga shtëpia pa dëshirë, të detyruar nga frika apo presioni institucional.
Z. Blendi Çuçi, drejtues politik i PS për këtë zonë, pranoi publikisht se ndarja territoriale e miratuar nga qeveria e tij ishte një ndër shkaktarët kryesorë të zhbërjes së Delvinës si qytet funksional. Ai pohoi qartë se PS ka kontribuar në shuarjen e një qyteti me histori, tradita dhe identitet të fortë.
Ndërkohë, z. Ardit Bido, përfaqësues tjetër i PS, tentoi t’i shmanget përgjegjësisë për dëmin që i është bërë Delvinës, duke deklaruar se deputeti që votoi ndarjen territoriale, Andrea Marto, nuk është më deputet. Por ajo që nuk tha, është se vetë si delvinjot, nuk ka folur asnjëherë për problemet e qytetit të tij. Sot, del para qytetarëve dhe kërkon votën si një “kalë troje”, i dërguar për të justifikuar një qeverisje që e ka dëmtuar rëndë Delvinën.
Z. Bido foli për investime në ujësjellës dhe lagjen “Papuçiu”, por tregoi mungesë njohjeje elementare për qytetin dhe problemet reale të qytetarëve. Nuk përmendi se uji që paguajnë delvinjotët është i papijshëm. Nuk përmendi se spitali nuk funksionon. Nuk përmendi që për 12 vite, Delvina është lënë pas dore, pa shërbime bazë dhe pa vizion zhvillimi.
Partia Demokratike i kujton qytetarëve të Delvinës se gjatë qeverisjes sonë, u realizuan investime të rëndësishme në infrastrukturë, në çdo fshat dhe lagje. Ishte PD që solli institucionet në këtë qytet – ndërsa PS i zhduku me një firmë.
Më 11 maj, qytetarët e Delvinës kanë një mundësi të artë për të rikthyer dinjitetin dhe zhvillimin.
Delvina do të votojë për ndryshimin.
Delvina do të votojë për Partinë Demokratike.
Delvina do të votojë për Shqipërinë madhështore.
Delvina do të votojë numrin 1 – sepse janë të paret
