“Altin Dumani, burrë i ndershëm me integritet”/ Rama për kryeprokurorin e SPAK: S’i kanë lënë rob shpie pa i thënë, ka solidaritetin tim-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Nga rubrika ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama riktheksoi se SPAK dhe prokurorët kanë mbështetjen e tij.

Rama tha se ishte Partia Socialiste që ‘ia dha shpatën’ Altin Dumanit që të thirreshin para prokurorisë njerëz me pushtet si kurrë më parë.

Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.

Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.

Lexo dhe...  Delvina ka më shumë histori se gjithë reformat tuaja bashkë!-Çkemi News

Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë”-u shpreh Rama.

(Vizituar 12 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share