“Kujdesem për fëmijën”, Ajola Xoxa kërkon në GJKKO zbutjen e masës: S’ka kush më ndihmon-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn.

Lexo dhe...  Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” provimet merren me lekë në dorë, arrestohet një person. Pedagogët me detyrim paraqitje-Çkemi News

Ndërkohë Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshim mase, teksa ka deklaruar: kujdesem për fëmijën, nuk kam askënd kush të na ndihmojë dhe më jepni një masë më të butë.

Prokurori Altin Dumani replikoi: Ne kemi kërkuar arrest shtëpie pikërisht për shkak të fëmijës dhe kemi pasur parasysh parimin e humanizmit.

Lexo dhe...  “Ruaj etikën, nuk je në Facebook këtu”, Veliaj përplaset me Prokurorin e SPAK: Bashkëshortja ime është përndjekur në mënyrë perverse-Çkemi News

Ndërkohë në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diel edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat  e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.

Lexo dhe...  Pallati që “fundosi” ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Ndërkohë prokurori tha: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.

(Vizituar 227 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share