Ilir Meta u torturua publikisht”/ Berisha: Në Strasburg, tregova se shqiptarët kanë humbur parimin e prezumimit të pafajësisë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Teksa foli për takimet që zhvilloi një Strasburg, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se para zyrtarëve europianë, foli për “torturën publike që iu bë ish-Presidentit Ilir Meta”.

Berisha tha se foli për dhunë në komisariatet dhe burgjet shqiptare. Sipas kryedemokratit, të burgosurit dhe të paraburgosurit nuk kanë as kushtet minimale.

“Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje.
Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq. Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit.

Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera. E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga.

Lexo dhe...  Jori, ikim te shtëpia” Momente përlotëse, vogëlushi thërret të vëllanë në gjendje kome

Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale.
Një vëmendje të veçantë kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë. Nga 15-20 përqind që është norma e fryrë, këtu është 67 përqind dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste.
Mendoj se ky ishte një takim shumë i çmuar, shumë i dobishëm me komitetin e antitorturës“, tha Berisha.

(Vizituar 35 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share