Kuvendi seancë plenare/ Përzgjidhen sot 11 anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, çfarë pritet të ndodhë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Këtë të hënë, Kuvendi do të mblihdet edhe në seancë plenare. Seanca pritet të nisë rreth orës 10:00 dhe në rend dite janë parashikuar 25 pika për diskutim.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Lindita Nikolla heq dorë nga drejtimi i Parlamentit, tregon arsyen e vendimit të papritur-Çkemi News

Një ndër pikat është edhe përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar nga Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe përzgjedhja e kryetarit të Këshillit.

Më 11 mars Komisoni ka përzgjedhur 2 emra kandidatë: Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.

Lexo dhe...  HYRI ME MAKINË NË SHESHIN “SKËNDERBEJ”, PANIK NË ZEMËR TË TIRANËS!

Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së, pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Lexo dhe...  GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE QËNDRESA SHQIPTARE – Nga KOLEC TRABOINI

Gjithashtu, në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve.

Lexo dhe...  VIDEO/ Rrëzimi i avionit me pasagjerë në Brazil, dalin pamjet tronditëse të momentit kur bie pranë zonës së populluar-Çkemi News

Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për strukturën dhe organikën e INSTAT-it.

(Vizituar 4 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share