
HYRI ME MAKINË NË SHESHIN “SKËNDERBEJ”, PANIK NË ZEMËR TË TIRANËS!
Automjeti pa targa çan kangjellat, rrezikon turistë dhe kalimtarë — policia bashkiake neutralizon shoferin në sekondat e fundit
Vetëm dy ditë pas tragjedisë së rëndë në Durrës, një tjetër ngjarje që mund të përfundonte me pasoja fatale ka tronditur Tiranën. Një automjet tip “Toyota Versus” pa targa hyri me shpejtësi në sheshin “Skënderbej”, duke kryer manovra të rrezikshme mes qytetarëve dhe turistëve.
Dëshmitarët raportojnë skena paniku, ndërsa makina u përplas pranë Muzeut Kombëtar dhe vijoi lëvizjen në mënyrë të pakontrolluar. Situata u neutralizua falë ndërhyrjes heroike të dy efektivëve të policisë bashkiake, të cilët ndaluan shoferin vetëm pak metra larg turmës.
Drejtuesi i mjetit, Viktor Ndoka nga Lezha, u shoqërua nga policia pas incidentit. Ai pretendoi se po shkonte drejt Ambasadës Amerikane për një denoncim.
⚠️ Pamjet dhe detajet e plota në STORY dhe WEB.
(Vizituar 32 here, 1 vizita sot)
