“Do t’i rikthehemi Shqipërisë prodhuese”, Berisha: ‘Made in Albania’ do të jetë krenaria kombëtare,-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.

Lexo dhe...  Del video e vrasjes së dyfishtë në Tiranë: Autori vret vëllain e kunatën dhe

Berisha tha se nëse do të vijë në pushtet, një nga gjërat që do të bëjë është ti rikthejë prodhimin shqiptar.

“Pastaj shtyllë kryesore ‘Made in Albania’. Nuk ka vend që të ketë fuqi prodhuese për kilometër katror siç ka Shqipëria në çdo lloj aspekti. Si bujqësor, minerar, nëntokësor, etj.

Lexo dhe...  Në 100 ditët e para, nuk ka më rrogë nën 500 euro”/ Berisha i përgjigjet Ramës nga Peqini: Tallet me shqiptarët me Lamborghinin e Noizyt-Çkemi News

Çfarë ndodh miqtë e mi. Në mënyrë dramatike bie prodhimi vit për vit. Statistika zyrtare. E dëgjoni të flasë ndonjëherë ky, zogu i qyqes çdo mëngjes ta përdorë fjalën prodhim? Asnjëherë të vetme, nuk ekziston.

Vetëm nga viti 2023-2024 eksportet që janë mirëfilltas prodhim, ranë me 32%. Atëherë, ne i rikthehemi me të gjithë fuqinë prodhuese potencialit tonë.

Lexo dhe...  Probleme nga moti i keq në Gjirokastër dhe Sarandë, dëme në ura dhe në rrugë dytësore

‘Made in Albania’ është Shqipëria e punësimit, është Shqipëria e begatimit, është Shqipëria e shndërrimit të të mirave që ka vendi, në të mira për qytetarët. Është Shqipëria që tërheq investitorët e huaj.

Ka 10 vite që një investitor serioz i madh në Shqipëri nuk shkel. Ikën ata që ishin, e braktisën Shqipërinë. Si do të bëhet, si do bëhet Shqipëria pa investime të huaja, pa kompanitë e mëdha. Jo.

Lexo dhe...  Fiks Fare Miliona euro për votën e diasporës emigrantët ankohen se të dhënat personale janë shitur-Çkemi News

Ne do të krijojmë mjedisin më miqësor”, tha Berisha.

(Vizituar 4 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share