“Tirana pa ujë, qytetet e tjera vetëm me pleq”, Rama i përgjigjet komentuesit: Kur të gjesh fshatra me të rinj në Greqi, postoji t’i shohim-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në rubrikën “Sy më sy” një komentuesi që i shkruan se Tirana vuan ende nga uji i pijshëm, ndërkohë që në qytetet tjera ka vetëm pleq.

Lexo dhe...  Rama në Athinë në sallën me 3500 vende: Moment krenarie! Qeveria greke: Do respektohen masat e sigurisë!-Çkemi News

“Tirana ka ujë 24 orë në 67% të territorit dhe 17 orë ujë në pjesën tjetër. Ndërkohë që vazhdojnë investimet në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nuk ka pasur 24 orë ujë as në komunizëm dhe sot shtohen zonat me 24 orë ujë. Kur ne e morëm detyrën, në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë”, përgjigjet Rama.

Lexo dhe...  Presidenti Macron: Shqipëria po i merr afganët kundrejt shpërblimit

Sipas tij “Sa për tërë Shqipërinë vetëm me pleq, shiko se mos ka më shumë pleq Greqia se sa Shqipëria dhe kur ti gjesh në Greqi fshatrat e mbushur me rini, postoji ti shohim dhe ne këtu pleqtë e Shqipërisë. Në turizëm dhe ndërtim të del më mirë hesapi po të punosh këtu se po të punosh atje”.

(Vizituar 208 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share