Dhunoi vajzën e mitur duke e goditur me një send të fortë në kokë, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

Mikel Ahmeti, sipas denoncimit, ka dhunuar vajzën duke e goditur me një send të fortë në kokë.

Lexo dhe...  Ngjarja ‘horror’ në Kombinat/ Prokuroria zbulon pse ndodhën dy vetëflijimet në familjen Josifi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, arrestuan shtetasin M. A, 37 vjeç, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në pranga është vënë edhe 24-vjeçari Syrgen Shala, i cili lëvizte me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Tërmeti i fortë trondit vendin me mijêra shqiptarë, ja epiqendra -Çkemi News

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh, 24 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Toyota, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga 24 vjeçari”, njofton policia.

Lexo dhe...  Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët-Çkemi News

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(Vizituar 270 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share