
Asteroidi masiv që solli fundin e mbretërimit të dinosaurëve kur u përplas në Tokë 66 milionë vjet më parë nuk ishte i vetëm, thonë studiuesit.
Skanimet e detajuara të një krateri nënujor në brigjet e Guinesë në Afrikën Perëndimore sugjerojnë se ai u krijua kur një tjetër asteroid i madh u përplas në planet në të njëjtën kohë në fund të periudhës së Kretakut.
Përplasja e dhunshme midis 65 dhe 67 milion vjet më parë prodhoi një krater më shumë se tetë kilometra të gjerë, zbulojnë skanimet, me shkencëtarët që vlerësojnë se asteroidi goditi Tokën me gati 72,420 km/h.
(Vizituar 5 here, 1 vizita sot)
